Të gjithë pensionistët mund të marrin vërtetimin e përfitimit të pensionit me vulë elektronike nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania.Procedura mund të kryhet pa u lodhur aspak, me zero kosto shtesë dhe zero dokumente shoqëruese.
Periudha e vlefshmërisë së vërtetimit është pa afat. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike pensionistët mund ta gjejnë në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” tek hapësira e tyre.
Portali qeveritar e-Albania ka publikuar edhe një video me hapat që duhen ndjekur nga pensionistët për të marrë vërtetimin. “Mjafton një klik dhe vërtetimin përfitimit të pensionit e merrni në kohë reale dhe me vulë elektronike. Vërtetim pensioni – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… Nga shtëpia juaj mund ta kryeni procedurën pa u lodhur aspak, 0 kosto shtesë, 0 dokumente shoqëruese. Periudha e vlefshmërisë, pa afat. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj”, thuhet në postimin e e-Albania. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI