– Kur një vajzë 7-vjeçare në Ukrainë zbrazi derrkucin e saj, nuk mendoi për atë që do të blinte për vete, por për të paguar një jelek antiplumb për një ushtar.
”Vajza nga qyteti i Kropyvnytskyit, në rajonin qendror të Kirovohradit, pothuajse kishte kursyer mjaftueshëm për të blerë një iPhone kur filloi pushtimi rus i Ukrainës”, raportoi stacioni televiziv ukrainas ”1+1”.
Më pas ajo i sugjeroi nënës së saj se mund t’i përdorte kursimet për të ndihmuar ushtarët ukrainas.
”Thjesht vendosa të përdor paratë në mënyrë që lufta të përfundojë shpejt”, tha vajza.
Kursimet e saj nuk mjaftonin për të blerë jelekun, kështu që ajo shiste lule dhe vizatime në rrugë.
Anëtarët e grupit vullnetar për të cilët ajo bleu jelekun antiplumb, thuhet se u prekën aq shumë nga akti i vajzës së vogël, sa ia plotësuan ëndrrën dhe i bënë dhuratë një iPhone/KIEV, ATSH-DPA///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI