Për të gjithë aplikantët që po mësojnë e po përgatiten për testin e teorisë për marrjen e lejes së drejtimit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mundëson përmes platformës online: https://lejedrejtimi.dpshtrr.al, simulimin e testit zyrtar të teorisë. Kjo platformë ndihmon aplikantët të familjarizohen me testin zyrtar të teorisë për lejen e drejtimit, pasi kanë zhvilluar kursin përkatës në autoshkollë.
Gjithashtu, ushtrimi i vazhdueshëm përmes testeve në këtë platformë, rrit sigurinë dhe vetëbesimin e aplikantit, duke ia thjeshtuar procesin e duke u mbështetur në forcat e veta në ditën e testimit teorik.
Aplikantët shprehen se janë ndjerë emocionalisht më të përgatitur për ditën e testimit, pasi janë ushtruar në platformën e simulimit. DPSHTRR nxit të gjithë aplikantët të ndjekin rigorozisht orët mësimore në autoshkollë, të mësojnë, të përgatiten e të praktikohen nga ana teorike e praktike, pasi marrja e lejes së drejtimit është përgjegjësi ndaj vetes e përdoruesve të tjerë të rrugës për të garantuar rrugë më të sigurta.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi