Bashkia e Finiqit dhe ajo e Tripolit ne Greqi jane binjakëzuara së fundi me një ceremoni protokollare dhe festive.
Ky zhvillim u shenua me 28 mars 2022 në mjediset e Qëndrën Kulturore të qytetit te Tripolit.
Ceremonia nisi me fjalën e mirëseardhjes te nënkryetares së bashkisë së Tripolit Eleni Karountzou, dhe në vazhdim me fjalën e Kryebashkiakut Kostantinos Tzioumis. Tzioumis iu referua veçanërisht lidhjes historike mes dy bashkive, duke e vënë theksin tek forcimi i lidhjeve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.
Kryetari i Bashkisë së Finiqit Kristo Kiço nga ana e tij, falenderoi Autoritetin Publik vendor te Tripolit për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe organizimin e përkryer siç e quajti ai, procesin e binjakëzimit dhe referencat historike që krijojnë lidhjen mes dy bashkive.
Në vijim u nënshkrua protokollit i binjakëzimit si dhe ceremonia e shkëmbimit te dhuratave simbolike si rikonfirmim te miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes te dy bashkive.
Në ceremoninë e binjakëzimi kane qene te pranishem dhe kane pershendetur deputeti i Kuvendit te Shqiperise Niko Kuri si dhe nënprefekti i Arkadisë Manolis Skantzos, specialisti i arsimit dhe kulturës Vasilios Bistolas, .Ziso Lluci, drejtor i Drejtorisë Arsimit per Finiqin dhe Dropullinetj,.
Ne kete ceremoni grupi artistik i shoqates kulturore“Shën Kozmai ” ne Livadhja dhe grupet “Rodhon ton Amaranton”, “ Elpidha” si dhe grupi polifonik i Livadhjasë, interpretuan kenge e valle popullore/SARANDANEWS.AL///.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI