SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Rubrika-MEMORIE & LETRA: Të ‘’dashurat’’… që kanë bërë histori

Histori, që kanë filluar nga lashtësia e deri në shekulline e 20-të… Zonja që ‘’dashuruan’’ mbretër…Disa morën famë, disa u martuan dhe disa të tjera humbën kokën.

Nga Pirro NACI *)

Pasi u njoha me një novelë greke, shumë interesante, e kohëve të fundit, me shoqërinë e djalit morëm rrugën për te vendi i ngjarjes. Ishte shumë afër shtëpisë. Sot është një nga vendet më të dëgjuara të rivierës së Athinës…Një kishë e vogël e ndërtuar rreth viteve 1905 i dha emrin të gjithë zonë, Shën Kozmai. Në atë kohë nuk kishte ndërtesa të tjera në atë vend përveç kullës së madhe të çifligarit shqipëtar Hasanit. Pronat e tij ishin tek aerodromi i vjetër i Athinës në Eleniko… .

..Një histori që kishte tronditur të gjithë Athinën në kohën kur ndodhi. Dorothea de Rop baronesha letoneze kishte braktisur burrin e saj të pasur në Austi dhe kishte ndjekur rezultatet e një lidhjeje të ‘’fortë’’ dashurie me Mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogun i cili e mori në pallatin e tij në Tiranë më 1931. Bjondja bukuroshe letoneze shfaqej zyrtarisht si mbretëresha kandidate e Shqipërisë, duke bërë foto në oborin e pallatit, veshur me kostume kobëtare. Në ato mjedise, ra në dashuri me një nga njerëzit e Mbretit, me Qemal Bej Mesarenë. Ishte djali i Hasan Tahsin Pashait (Mesaresë), komandanti i forcave turke në Selanik. Ai lindi në fshatin Mesare të Shqipërisë (afër Ersekës së sotme) dhe ishte bir i një familjeje fisnike shqiptar. Ai studioi në shkollën Zosima të Janinës dhe fliste rrjedhshëm greqisht. Shërbeu si oficer i ushtrisë osmane për dyzet vjet në Kretë, Thesali, Stamboll, Epir, Shqipëri, Siri dhe Jemen.

Ai nëshkruajti dorëzimine e Selanikut pa hedhur edhe një pushkë dhe pa u derdhur gjak. Pas luftës familja e tij qëndroi në Greqi, mori azil. Një rrugë në Janinë mban emrin e djalit tjetër, piktorit të betejave të luftës së parë botëre, Qenan Mesare…Rruga ndodhet afër sarajeve të tyre,diku rreth Hotel Grand Serai. Qenani ishte adjutanti i babait të tij dhe mori pjesë në nëshkrimin e protokollit të dorëzimit të Selanikut. Por le të kthehemi përsëri tek novela …Mbreti Zog mësoi për ‘’dashurinë’’ e Dorothes me Qemalin dhe për këtë arësye e ‘’emëron’’ Ambasador në Athinë. Dhe nuk ndaloi me kaq, nxori një dekret mbretëror, sipas të cilit i ndalon diplomatëve shqiptarë të martohen me të huaja…Megjithatë Dorothea e ndjek Mesarenë në Greqi. Nga Shqipëria në Korfuz dhe prej andej në portin e Pireut në vitin 1933.

Mesare e mirëpriti dhe vazhon takimet me të, por, duke patur frikën e Mbretit filloi pak e nga pak të largohej. Dorothea përjetoi momente të pafund vetmije dhe filloi të merrej me kalërim duke bërë ushëtime në bregun e Shën Kozmait. Ajo nuk fshehu historinë që e ‘’mbytëte’’… Kudo që shkonte në taverna me miqtë grek dhe në hotelin që jetonte tregonte dashurinë e saj me Mbretin e Shqipërisë. Kështu që nuk ishte më sekret që e dashura e Zogut ndodhej në Greqi…Ndoshta e përdorte edhe për ‘’qëllime’’ të tjera… Këto vizita vazhduan deri më 17 maj të vitit 1934 që ajo bëri vizitën e fundit në zonën e kishës së Shën Kozmai në Eleniko…Aty kryen edhe vetëvrasjen. Foto e Dorothes shkakton trishtim të pa parë në shoqërinë greke. Edhe pse në gazetat e kohës duket qartë se mbante revolverin në dorën e djathtë dhe plumbi kishte hyrë në kokë në anën e majtë.. përsëri u fol për vetëvrasje!!! Dy letra u gjetën në shtëpinë e saj dhe portreti i Mbretit Zog i varur në mur. Njëra ishte për Mesarenë. Letra pasi u lexuan nga autoritetet greke nuk u ju dhanë Mesaresë.

Ajo, ju dorëzuan një të dërguari të posaçëm të Mbretit, Muharem Beut, i cili erdhi në Greqi për këtë qëllim. Pas leximit të përmbajtes së letrës tashmë ishte e qartë se bëhej fjalë për një rast spiunazhi. Më 11 qershor 1934 Mesareja mori një telegram nga Mbreti Zog ku thuhej që në mëmyrë të menjëherëshme të dorëzonte detyrën dhe brenda diës të ndodhej në Tiranë…

Para largimit nga Athina Mesareja mori takim me Kyeministrin Tsaldhari..!!!…Letra e dytë i drejtohej një Turku, Zeqi Beut. Nga kjo letër del qartë se ajo ishte e lidhur me vjedhjen e korespodencës së Kryeministrit Eleftheros Venizelos… Gjithashtu ajo mbante lidhje paralel me Mesarenë edhe me turkun Jonuz Zia Arhan i cili i bënte presion të hynte në mardhënie me politikanë grekë për të nxjerë informacione…Kjo ishte historia e bukuroshes letoneze që ‘’dashuria’’ i hënri kokën. U larguam nga kisha e Shën Kozmait duke marë me vete ‘’foto’’ nga ‘’skema’’ e fundit e dramës së një historie me ‘’mbret’’… Histori që mund ta kishim edhe në shqip. Në vitin 2010 doli në qarkullin libri në Greqi që ka lidhje më ç’ka treguma më lart.// *) Pirro Naçi- gazetar i sarandanews.al, Athinë //SARANDANEWS.AL//)

error: