SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Foto Fokus e së dielës…Si gjithë të tjerët.

Fotografia tregon, ndër të tjera, një burrë kokëulur që shkon në punë me një çantë shpine. Në dorë mban ushqimin për pushimin e drekës që merr me vete.

E gjithë kjo do të ishte një dukuri normale nëse ky njeri nuk do të ishte Alexander Van der Belen, Presidenti i Austrisë.

Ai nuk ka përcjellje dhe sigurim rreth tij, rrugët nuk janë të mbyllura dhe kalimtarët nuk ndalohen anash kur ai kalon.

Ai ecën në heshtje dhe pa u vënë re mes njerëzve të tij, në një vend ku të ardhurat për frymë janë 47,188 dollarë dhe GDP -ja 403,768 miliardë dollarë.

Sa vite dritë larg, nga prototipi i titullarëve tanë…!///

error: