Nga Blerim KORE
Bashkia Gjirokastër, në kuadër të projektit Evropian “Qasje të reja për përmirësimin dhe rinovimin sizmik të qendrave urbane historike të Adriatikut dhe Jonit – Adriseismic” organizoi serinë e tretë të seminarit lokal. Pjesëmarrës në të ishin specialistë të fushës, inxhinierë, arkitektë, restauratorë, etj.



Sipas organizatorëve seminari u fokusua në 3 tematika. Përcaktimi i përmbajtjes kryesore të Hartës Adriseismic duke nxjerrë në pah praktikat e mira, mbi të gjitha normat dhe nxitjet e mbledhura nga partnerët për të vazhduar me vlerësimin dhe diskutimin e rezultateve të aplikimit të metodave për cënueshmërinë sizmike dhe rinovimin brenda rasteve studimore. Vlerësimi i programit të trajnimit për mjeshtrat dhe restauratorët ishte pikësynimi i tretë i seminarit. Gjatë seminarit, pjesëmarrësit diskutuan për identifikimin dhe zbatimin e praktikave të mira për mbrojtjen e ndërtesave të cënuaranga ngjarjet sizmike dhe kurset e trajnimit që janë zhvilluar për specialistët.
Më tej, ata kanë shkëmbyer mendime lidhur me sfidat që duhet të adresohen (p.sh. mungesa e politikës së sigurimit për ndërtesat e dëmtuara nga ngjarjet sizmike) për mbrojtjen e ndërtesave historike të cënueshme dhe të rrezikuara nga ngjarjet sizmike. Projekti Adriseismic synon shkëmbimin dhe sistemimin e njohurive dhe praktikave në trajtimin e reduktimit të cënueshmërisë sizmike të mjedisit të ndërtuar në 6 vendet e përfshira. Plani i harmonizimit dhe menaxhimit të emergjencave pas ngjarjeve sizmike dhe fazës pas tërmetit, në mënyrë që të përmirësohen në mënyrë drastike qasjet për trajtimin dhe për të siguruar reduktimin e cënueshmërisë sizmike midis rajoneve ADRION, është një tjetër pikësynim i këtij projekti.. Projekti Adriseismic filloi në mars 2020 dhe do të përfundojë në shkurt 2023. Në projekt marrin pjesë 8 partnerë nga rajoni i Adriatikut: Italia, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Greqia dhe Shqipëria. Bashkia e Gjirokastrës është një nga 8 partnerët e projektit. Projekti zbatohet në kuadër të programit Interreg Adrion 2014-2020 dhe financohet nga ERDFdhe nga fondet e IPA II./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI