Ukraina ka hyrë sot në ditën e 42-të të luftimeve me pushtuesin rus. Sulmet ajrore dhe tokësore vazhdojnë, ndërsa raportohet për qindra civilë të vrarë.
Kryeministri Edi Rama publikoi foton e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi Bucha-n, nga ku përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.
“Dy foto me 42 ditë mes tyre, nga 23 shkurti në Kiev në ferrin e varrezës masive në Bucha sot”, deklaroi Rama. Ndërkohë që raportohet për mbi 410 civilë të vrarë në Bucha, deri tani, autoritetet ukrainase thonë se situata është shumë më e rëndë në Mariupol.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI