Një turist polak ka rënë në një greminë në zonën e Himarës pasditen e sotme. Sipas shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Gjipe. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, nuk është bërë e mundur nxjerrja e tij. MZSH raporton se turisti ka pësuar fraktura të shumta dhe prej dy orësh ndodhet në greminë. Pritet ndërhyrja e forcave të specializuara.
Vlorë.Informacioni
Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë. Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.
Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI