Sekretari i Shtetit, Antony Blinken reagoi sot pas vendimeve të Zyrës së Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) dhe Departamentit Amerikan të Shtetit për të sanksionuar zyrtarë në Ballkanin Perëndimor.
Në reagimin e tij Blinken theksoi se, “sot, Departamenti i Shtetit dhe Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) ndërmorën veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive”.
“SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit”, u shpreh Blinken.
Zyra e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) përcaktoi sot shtatë individë dhe një ent në katër vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe biznesmenin Ylli Ndroqi dhe ish-deputetin Aqif Rakipi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI