Qyteti antik i Butrintit, 20 km larg Sarandës priti këtë fundjavë grupet e para turistike.
Parku Kombëtar i Butrintit bën të ditur se “përmes Portit të Sarandës, i cili është burimi kryesor i ardhjes së vizitorëve në park, pritëm grupet e para turistike”.“Pas 2 vitesh të vështira në sektorin e turizmit shpresojmë që situata të normalizohet për të gjithë aktorët, pjesë të kësaj industrie”, thekson Parku Kombëtar i Butrintit.

Turistët shijuan një itinerar interesant turistik mes rrënojave të qytetërimeve të lashta dhe peizazhit fantastik, që ky park ofron në çdo stinë. Gjatë vitit 2021 ky park u vizitua nga 52 924 turistë, nga të cilët 29 244 janë vendas dhe 23 680 të huaj. Turistët e huaj ishin kryesisht nga Italia, Franca, Gjermania, Ukraina etj.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Arkeologjia e këtij qyteti antik, evidenton trashëgiminë që kanë lënë kultura të ndryshme në të kaluarën: grekët, romakët, bizantinët, venedikasit, turqit, francezët dhe osmanët, të cilët panë te Butrinti një zonë strategjike për të zgjeruar influencën e tyre. Mbretër, pushtues, princër, mendimtarë, arkeologë dhe historianë kanë gjetur në rrënojat e qytetit një simetri të historisë së njerëzimit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI