Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonën e jugut.
Në zonën e veriut në orët e pasdites dhe mbrëmjes, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Hera-herës reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – juglindje 1-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 13/24 | Diell re shi |
| Kukës | 12/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 12/23 | Diell re shi |
| Dibër | 9/20 | Diell re shi |
| Durrës | 12/23 | Diell re |
| Tiranë | 12/25 | Diell re |
| Elbasan | 12/26 | Diell re |
| Berat | 10/23 | Diell re |
| Vlorë | 13/23 | Diell re |
| Korcë | 8/20 | Diell re |
| Gjirokastër | 12/23 | Diell re |
| Sarandë | 13/22 | Diell re |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI