Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, moti sot parashikohet me diell si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës deri të dendura, këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut.
Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në zonën e jugut dhe pjesërisht atë të qendrës parashikohen reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Lokalisht këto reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtër. Në relievet e larta malore në lindje do ketë reshje të dobëta dëbore. Mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-10 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/16 | Re diell |
| Kukës | 1/12 | Re diell |
| Lezhë | 7/16 | Re diell |
| Dibër | 0/10 | Re diell |
| Durrës | 8/19 | Diell re |
| Tiranë | 7/19 | Diell re |
| Elbasan | 6/19 | Diell shi |
| Berat | 6/16 | Diell shi |
| Vlorë | 7/16 | Diell shi |
| Korçë | 3/10 | Diell shi |
| Gjirokastër | 6/16 | Diell shi |
| Sarandë | 7/16 | Diell shi |
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026