Kryebashkiaku i Sarandes, Adrian Gurma, ka zhvilluasë fundi nje takim me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov. Tema e bisedes ka qene gjendja e qytetarëve ukrainas të ardhur në Sarandë gjatë kësaj periudhe, si dhe për mundësitë e akomodimit në ditët në vijim, të një numri fëmijēsh të mbetur vetëm, si pasojë e konfliktit në vendin e tyre.
“Pas një bisede telefonike me Ambasadorin e Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov, u takuam për të diskutuar lidhur me gjendjen e qytetarëve ukrainas të ardhur në Sarandë gjatë kësaj periudhe,si dhe për mundësitë e akomodimit në ditët në vijim, të një numri fëmijēsh të mbetur vetëm, si pasojë e konfliktit në vendin e tyre. E sigurova Ambasadorin, që Saranda do të jetë pranë dhe solidare me njerëzit e prekur nga konflikti, në këto momente të vështira për ata”, u shpreh pas ketij takimi Adrian Gurma.
Pak dite më pare Gurma me nje pejse te stafit te tij qe mbuon çeshtjet sociale dhe ato te arsimit, takoi ne nje nga shkollat 9-vjeçare të Sarandes dy nxënes nga Ukraina dhe ne shenje mireseadhje dhe solidariteti u dhuroi atyre çanta dhe libra shkollorë///
ME SHUME LAJME
FOKUS. ..Kur në shkallaret tona hyri magjia e ekranit
FOKUS. Shkallaret e qytetit tim-Një udhëtim në kujtesë dhe shpirt.
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn