Nga Ana DHIAMANTI
Nga data 1 qershor, nuk do të lejohet më, përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri. Kjo u be e ditur per publikun nga numri NJë i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Duke iu drejtuar qindra femijëve autorë të nje ekspozite të riciklimit të mbetjeve , qyteareve dhe zyrtarëve lokalë bashkiake gjate nje ceremonie per Ditën e Tokës në Sarandë Kumbaro u shpreh:
-A e dini cila ëstë e reja që na pret më 1 qershor që është dita juaj? Është dita juaj po është edhe dita jonë. Nga data 1 qershor nuk do të lejohet më përdorimi I qeseve plastike, I atyre qeseve plastike një përdorimshe që hidhen lart e poshtë. Ato qeset kur fryn erë, shpërndahen nga të gjitha anët, ndotin ambientin, shkojnë në det, helmojnë peshqit dhe peshqit do t’I hamë ne bashkë me helmin e qeseve brenda. “
Duke e shënjuar ditën ne Sarande si nje theks sensibilizues per publikun e gjerë, Kujmbaro ka vijuar me argumentat shekncore.


Prandaj në emër të shëndetit dhe të ardhmes suaj nga data 1 qershor nuk do të ketë më qese në dyqane. Prandaj mendosni dhe ju thoni prindërve: na duhen çanta prej lecke siç I kemi pasur dikur dhe mund t’i bëjmë më të bukura me gjithë talentin që ju keni për të zbukuruar materialet e riciklueshme.-tha Kumbaro.
Jo rastësisht, Mirela Kumbaro ka apeluar nga qyteti bregdetar dhe turistik i Sarandës se “qeset plastike jane armiku yne me i madh.“
Në emër të shëndetit, ta mbrojmë tokën, në emër të së ardhmes suaj ta mbrojmë mjedisin dhe unë dua të falënderoj secili nga ju, mësueset, prindërit, fëmijët bashkinë, miqtë tanë të GIZ-it që krijojmë një model të cilin do ta quajmë të suksesshëm jo vetëm në një ditë të vitit po kur të aplikojmë në 365 ditë të vitit dhe jo vetëm në Sarandë por kur të aplikojmë në të 61 bashkitë e Shqipërise.
Pres që më 1 qershor t’u themi jo qeseve plastike se janë armiku ynë më i madh.-ka deklaruar Kumbaro nga sheshi i Pontilit ne Sarandë.
Por ajo qe ende nuk dihet qarte eshte fakti se : Si do të zbatohet vendimi qeveritar per qeset plastike nga 1 qershori, nje dite vërtet domethenese qe simbolizon femijet?
A jane ndergjegjesuar dhe a jane pergatitur qytetaret-blerës qe nëper dyqane, markete e supermarkete, btë kene me vete ose të gjejne trasta, dhe çanta rrobe, rrjeta si dukur .dhe te tjera mjete per te vendosur sendet e blera qe do t’i çojne ne shtëpi? Të shpresojme që, po.

Hapi i parë i rendesishem, ai i kuadrit ligjor, tashmë eshtë hedhur dhe kthim pas NUK KA për plastikën, për plastikën që mbuli rrugem, kanale, lumenj dhe detin dhe NUK na e SKUQI faqen para DYNJASE!
Me 1 qershor e më tej. JO neser! SOT, sepse per ne SHIQOT, E NESERMJE per plastiken dhe jo vetem, DUHET TE JETE, SOT!/SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit