Një sasi tritoli ka shpërthyer në një hotel në Sarandë ne mbrëmjen e së dielës . Sipas policisë sasia e tritolit është vendosur në hotelin në pronësi të N.Y, dhe si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale. Policia shkoi menjëhere në vendin e ngjarjes për hetimin e rrethanave.
Informacion paraprak i Policisë:
Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI