– I afërmi me krahë i dinozaurëve, pterozauri, kishte pendë dhe mund të kontrollonte edhe ngjyrën e tyre, ashtu si zogjtë e sotëm.Për të zgjidhur atë që ka mbetur mister për shumë vite është kërkimi i kryer mbi fosilin e një pterozauri të zbuluar në Brazil dhe datuar 115 milionë vjet më parë.
Zbulimi, i botuar në revistën ”Nature”, është për shkak të hulumtimit të koordinuar nga Instituti Mbretëror Belg i Shkencave të Natyrës dhe tregon se pendët me ngjyra përdoreshin tashmë si një lloj gjuhe për komunikimin vizual.Fosili i gjetur i përket species Tupandactylus Imperator, një pterozaur i famshëm për kreshtën e tij të dukshme dhe të çuditshme.
Studiuesit, të udhëhequr nga Aude Cincotta, zbuluan, në bazën e kreshtës, praninë e një kufiri pendësh, disa prej të cilave kishin strukturën klasike të degëzuar tipike të atyre të shpendëve.
“Ishte krejtësisht e papritur, për dekada paleontologët kanë debatuar nëse ka apo jo pendë te pterozaurët”, tha Cincotta.“Zbulimi ynë tani mbyll përfundimisht debatin”, shtoi ajo.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI