Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot në vend pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera herës nga orët e mesditës deri ato të pasdites deri të dendura. Përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do jetë me shpejtësi deri në 10-12 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/22 | Re diell |
| Kukës | 6/19 | Re diell |
| Lezhë | 11/22 | Re diell |
| Dibër | 5/17 | Re diell |
| Durrës | 11/22 | Re diell |
| Tiranë | 11/23 | Re diell |
| Elbasan | 11/23 | Re diell |
| Berat | 8/21 | Re diell |
| Vlorë | 9/21 | Re diell |
| Korçë | 6/16 | Re diell |
| Gjirokastër | 8/20 | Re diell |
| Sarandë | 9/21 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!