Në 25 maj Tirana do të mirëpresë finalen e UEFA Europa Conference League, Roma-Feynord.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo është finalja e parë europiane në historinë e vendit tonë.
“Tirana, kryeqyteti europian i rinisë 2022, mikpret finalen e parë europiane në historinë e vendit tonë. Roma-Feynord, 25 maj”, tha Rama.
Përgatitjet për finalen e UEFA Europa Conference League, ngjarjes më të madhe sportive që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, kanë nisur prej kohësh, teksa tashmë çdo gjë po konkretizohet.
E gjithë Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në dispozicion të UEFA-s për të organizuar një ndeshje finale sa më të përkryer dhe dinjitoze.Fusha e stadiumit “Air Albania” është prekur nga ndryshimet që do të pasojnë më tej edhe me tribunat e stadiumit, përkatësisht ajo e medias dhe tribunat e miqve.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI