-Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte sot në Gjirokastër ku mirëpriti disa ministria nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, për të diskutuar mbi bashkëpunimin mes vendeve tona në fushat e turizmit dhe mjedisit.
Kumbaro priti Ministren e Turizmit të Kosovës ,Rozeta Hajdari, Ministrin e Mjedisit së Kosovës, Liburn Aliu, Ministrin e Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, Ministrin e Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi dhe ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini.
“E lumtur të mirëpres në zemër të Gjirokastrës, miqtë e kolegët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Me Ministren e Turizmit Rozeta Hajdari, Ministrin e Mjedisit Liburn Aliu, Ministrin e Kulturës Hajrulla Çeku, Ministrin e Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe ministrin e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut Naser Nuredini. Së bashku për punë të mbara”, u shpreh Kumbaro.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi