–Nga Blerim KORE
– Organizimi gjatë fundjavës i “QilimFest”, një bashkëpunim i Bashkisë Gjirokastër dhe TID Gjirokastra ka gjallëruar këtë fundjavë qytetin e gurtë. Aktiviteti, në zonën historike, tërhoqi jo vetëm banorët por edhe interesimin e turtistëve. “QilimFest” ishte konceptuar si një mënyrë e veçantë për njohjen me mënyrat e përpunimit të tekstilit tradicional dhe punimeve karakteristike me të si: qilima, rrugica, sixhade, etj.Në pika të ndryshme të Pazarit karakteristik ishin vendosur elementët e përgatitjes dhe endjes së qilimave tradicionalë.
Pjesë e guidës për të pranishmit ishte këndi i qethjes së bagëtive, tjerrjes dhe endjes së leshit, dizenjimit, këndi i tezgjahut etj. Pjesë tërheqëse e këtij aktiviteti ishin edhe përformancat artistike të grupeve të muzikës popullore, të lëhtë dhe muzikës instrumentale. Sipas kryetarit të bashkisë Flamur Golemi, organizimi i “QilimFest” është pjesë e programit të aktiviteteve për gjallërimin e qytetit dhe tërheqjen e turistëve vendas dhe të huaj.
“Prej fillimit të vitit ne kemi organizuar aktivitete të ndryshme të cilat i shërbëjnë edhe zhvillimti të turizmit”, pohon kryebashkiaku Golemi. Deputetja dhe njëkohësisht ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u shpreh se aktivitetet që promovojnë vlerat e traditës popullore, janë elementë te veçantë për nxitjen e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, aq më tepë në atraksione të tilla siç është Gjirokastra. :”Synojmë që tashmë në Gjirokastër të kemi një zhvillim cilësor dhe të qëndrueshëm të turizmit gjithëvjetor”, u shpreh Kumbaro.
Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe disa ministra të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës së Kosovës, është shprehur se Shqipëria dhe Kosova tashmë po formësojnë një treg të përbashkët turistik. “Ne do të mbështesim gjithmonë e më shumë organizimin e aktivitete të tilla të cilat promovojnë vlerat e traditës sonë kombëtare dhe janë të kërkuara për turizmin”, u shpreh ministri Çeku. Përgjatë muajit maj Bashkia Gjirokastër do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të ndryshme duke mundësuar edhe tërheqjen e turistëve në qytetin e gurtë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI