-Nga Sazan BRODANI –
Sot shfaqja e nje grupi turistesh te huaj ne qender te Delvines, ‘tingellon’ e rrallë.
Por ne fakt Delvina dhe rrethinat te saj me mjaft resurse ne objekte historike, objekte kulti dhe gjeomonumente, do te duhej te ishte prej kohesh nje destiancion turistik i preferuar.
Kompleski islamik, Xhamia e Gjin Aleksit me histoine e saj te veçante, Manastiri i Kamenos, Xhermehalla, etj., deri ne pasurite natyrore e te trashegimise si Urat mesjetare mbi lumin Kalasa, Tatzati impresionues me ndertime te nje kulture te spikatur, qyteti i Kamenicës i mbeshtjelle me mjegull, histori dhe legjenda, jane padyshim jo vetem mbreselenese ne kete territor por edhe destinacione qe duhen ‘zgjuar” nga letargjia.
Shpesh kur flitet per promovimin e Delvines si destinacion syte hidhen vetem tek portat e Bashkise e cila ka mundesi modeste promocioni. Por ajo dhe disa aktore lokale te turizmit ne hapesiren Sarande-Delvine-Finiq-Konispol, mundet te faktorizojne shume me teper vullnete dhe energji per ‘zgjimin’ e resurseve turistike per te qene destinacione jo vetëm ne hartat imagjinare te seminareve dhe konferencave, por ne terren. Vullneti, eshte hapi i pare, bashke me vizionin.
Delvina ,ky djep qytetarie e historie, mund edhe duhet, ta hedhe fort dhe te sigurt hapin e pare per te patur zhvillime turistike me impakt e leverdi ne vete prosperitetin dhecilesine e jetës se komuniteteve yte bamoreve, si ne qytet po edhe ne fshatrat e kesaj Bashkie, pavaresiht nga iluzioni se po e shoqeron gjithmone nje pavemendje ‘vertikale; nga larte, poshte//SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror