Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të herëpashershme.
Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat hera herës deri të dendura por kryesisht në relievet e larta malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 5-7 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/26 | Diell re |
| Kukës | 10/23 | Diell re |
| Lezhë | 12/26 | Diell re |
| Dibër | 9/23 | Diell re |
| Durrës | 12/26 | Diell re |
| Tiranë | 14/28 | Diell re |
| Elbasan | 11/27 | Diell re |
| Berat | 11/28 | Diell re |
| Vlorë | 12/25 | Diell re |
| Korçë | 8/19 | Diell re |
| Gjirokastër | 9/26 | Diell re |
| Sarandë | 10/24 | Diell re |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi