-Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka reaguar pas aksidentit te se dieles në rrugën e Kavajës ku një makinë ‘G Class’ mori para çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre 3-muajsh teksa po kalonin te vijat e bardha.
Në një postim në Facebook Braçe shprehet i tmerruar nga pamjet dhe thotë se në Tiranë ka kohë që të fortët sillen si zot me makina të shtrenjta dhe bëjnë çtë duan e nuk pyesin për ligj.“TMERR!Sepse u be kohe qe, ne RRUGET E TIRANES sillen si zot TE FORTET, keta me keto makina, te shtrenjta e qe paraja e madhe ju jep nje status mbi cdokend tjeter, ne kufijte e TE DREJTES PER TE SHTYPUR; mbi ligjin po e po;Ecin si te duan, ndalojne ku te duan, parkojne dysh e tresh ku te duan, posacerisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet te kene si pamje ata por edhe gjindja, MAKINEN STATUS; pa pyetur per kerkend, edhe 200 meter larg ne cdo drejtim nga godina e Qeverise!”-shkruan ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI