Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama që Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha. Në një deklaratë për gazetarët, Kraja u shpreh se në lidhje me ato që është shprehur Rama, nuk ka asnjë koment, ndërsa theksoi se nuk ndihet i kërcënuar.
Kraja theksoi gjithashtu se SPAK ka shumë çështje penale në hetim.
Komuniikimi: =Pyetje: Në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama keni ju një koment?
Arben Kraja: Jo nuk kam
Pyetje: A ndiheni të intimiduar nga këto deklarata?
Arben Kraja: Jo, ne po punojnë normalisht të gjithë prokurorët po vazhdojnë punën
Pyetje: A ka SPAK ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë aktualisht?
Arben Kraja: SPAK ka në hetim shumë çështje penale në çdo moment që kemi për të bërë publike e bëjmë zyrtare. Nuk kam koment për deklaratat që ka bërë Rama. Në vazhdojmë punën tonë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI