Një betoniere është përplasur me një kamion mesditën e sotme në Dhermi. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të resorteve luksoze në zonë. Lapsi.al mëson se nga aksidenti është plagosur shoferi i betonieres, i cili ka marrë plagë në këmbë pas hedhjes nga mjeti.
Shkaku i aksidentit është është ende i paqartë. Më poshtë njoftimi i policisë për ngjarjet dhe pamjet që sjell Lapsi.alMë datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI