Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike mbi vendin tonë ndikuar nga depërtimi i masave ajrore më të freskëta dhe të lagështa me origjinë verilindore.
Deri në orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare. Më pas shtim vranësirash mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar duke filluar nga zona e veriut për t’u shtrirë më pas edhe në pjesën tjetër të territorit.
Hera-herës dhe në periudha afatshkurtra reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore dhe kryesisht orët e mbrëmjes era intensive dhe shpejtësi deri në 13-1m/s. Valëzim në dete i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 16/29 | Diell re shi |
| Kukës | 12/24 | Diell re shi |
| Lezhë | 16/28 | Diell re shi |
| Dibër | 11/23 | Diell re shi |
| Durrës | 17/27 | Diell re shi |
| Tiranë | 18/29 | Diell re shi |
| Elbasan | 17/28 | Diell re shi |
| Berat | 13/25 | Diell re shi |
| Vlorë | 17/27 | Diell re shi |
| Korçë | 12/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/25 | Diell re shi |
| Sarandë | 14/25 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi