Roma fiton UEFA Conference League duke mposhtur 1-0 Feyenoord në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ndeshja u hap me një ceremoni spektakolare. Performanca e krijuar në qendër të stadiumit kombinoi muzikën me një koreografi kërcimi, në të cilin ishin ekspozuar ngjyrat e kompeticionit.

Koreografia u përmbyll me legjendën e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana që solli trofeun dhe e vendosi në qendër të “Arenës Kombëtare”.Ndeshja nisi me disa gabime në zotërimin e topit nga Roma – fillimisht Cristante, më pas Mhkitaryan, teksa të dy mund të ishin potencialisht shanse të mira.

Asnjë rast i vërtetë nuk u shënua në dhjetë minutat e para për asnjë nga ekipet.
Pas disa minutash të mira nga “Feyenoord”, loja u ekuilibrua, teksa “Roma” u përpoq të krijonte më shumë.Në minutën e 25 Abraham i “Romës” kaloi mjaft mirë në qendër, por mbrojtësi Trauner i “Feyenoord” e ndaloi duke marrë karton të verdhë.
“Roma” shënoi në minutën e 32-të me anë të Zaniolos, i cili arriti të kalojë topin mbi portierin e “Feyenoord”.Në minutën e 37, kapiteni i “Romës”, Pellegrini u ndëshkua me karton të verdhë pas një faulli, teksa trajneri Mourinho kërkon nga lojtarët të menaxhojnë avantazhin deri në fund të pjesës së parë.
Pjesa e parë përfundoi 1-0 për ekipin e Romës.Në minutën e 47 të pjesës së dytë, Feyenoord ishte pranë golit të barazimit. Pas një goditje këndi holandezët rrezikuan duke goditur shtyllën. Pas tentativës së dytë ishte portieri Rui Patricio që largoi topin në këndore.
Pjesa e dytë foli më shumë për holandezët, të cilët kërkuan golin e barazimit, por pa e arritur atë, pasi Roma u mbrojt shumë mirë, me treshen e mbrojtjes Smalling, Ibanez dhe Mancini.
Feyenoord ishte sërish i rrezikshëm në minutën e 50-të, teksa Malacia goditi nga jashtë zonës dhe topi i pritur nga Rui Patricio goditi shtyllën më pas doli në këndore.Në minutën e 86 Abraham pati një rast të shkëlqyer për të dyfishuar rezultatin, por u ndalua nga portieri i Feyenoord-it.Trajneri portugez i “Romës”, Jose Mourinho kishte zgjedhur në formacionin titullar: Rui Patricio, Smalling, Ibanez, Mancini, Cristante, Karsdorp, Mkhitaryan, Pellegrini, Zalewski, Zaniolo, Abraham.Ndërsa trajneri i “Feyenoord”, Arne Slot zbriti në fushën e lojës me formacionin: Bijlow, Geertruda, Trauner, Senesi Baron, Malacia, Aursnes, Kokcu, Nelson, Til, Sinisterra, Dessers.
Ndeshja drejtohet nga gjyqtari rumun István Kovács, anësor Vasile Florin Marinescu dhe
Ovidiu Artene po nga Rumania.

Në sistemin VAR ishin 3 gjermanët: Marco Fritz, Christian Dingert, Bastian Dankert.
Gjyqtar i katërt është Sandro Schärer.Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini ngriti kupën për verdhekuqtë e kryeqytetit italian. Kjo është kupa e parë evropiane që Roma merr pas 60 vitesh.
Kjo ishte finalja e parë e këtij kompeticioni evropian, teksa është finalja e parë e një kupe evropiane që luhet në Shqipëri///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri