Gjykata ka vendosur caktimin sot të masës së sekuestros preventive për një sipërfaqe toke prej 10 230 m2 tokë në Sarandë.

Në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme bëhet e ditur se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuadër të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhrave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se janë regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Saranë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një sipërfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare.
Në vazhdim, organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhrave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nëpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.