SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pacientët po trajtohen si klientë.Fatkeqësia mjekësore

Nga Vangjel SAKO

Dueti shëronjës- pacientë nuk është pasion dashurie por një domosdoshmëri jete. Që kur një plagë shërohej me një gjethe shtogu apo një dorë e thyer gjente shtratin e saj përmes dy shkopinjve të thjeshtë e deri sot kur shkenca mjekësore është nga më të arrirat në jetë, vazhdon ky duet dhe do të vazhdojë deri në përjetësi. Të jesh pacientë nuk është përzgjedhje me vetëdije ndërkohë që fakti se për çdo vit vazhdon dhënia e çmimit Nobël për mjekësi për arritjet më të mira në këtë fushë tregon se edhe shëronjësit do të jenë deri në përjetësi. Mirëpo, me dhimbje në shpirt na duhet të pohojmë se ky duet nuk po vazhdon me atë dashuri lindur mijra vite më parë dhe se parimet humane kanë filluar të sfumohen.

Vërejmë se ndërkohë që pacienti ka kërkesa të njëjta si vite më parë, shëronjësit kanë filluar ti largohen betimit të Hipokratit dhe të rendin pas thjeshtë interesit vetjak, që gjithësesi nuk duhet anashkaluar. Kjo është një panoramë ndërkombëtare ndërkohë që pamja shqiptare ka të tjera nuanca. Ka qenë një periudhë që në vendin tonë nuk kishte aparatura moderne dhe kjo bënte që kupola shtetërore të shkonte të kurohej deri në Parisë, por në asnjë fshat të vendit nuk mungonte infermieria që ishte gatishmëria imediate e jetës së shtetasve. Pas ’90, sic ndryshuan shumë situata, ndryshojë edhe ajo shëndetësore. Padyshim për mirë. Kush pati njohje dhe të qenit mjekë e shfrytëzoi edhe si menaxherë, filluan të hapin spitale private. Me kushte së pari higjeno – sanitare dhe më pas edhe me cilësi profesionale bënin dallim me atë që ishte aktualisht dhe gjithkush pati mundësi vrapojë të marrë ndihmë aty.

Mirëpo u bën aq shumë sa nuk ngeli shtet I Europës pa hapur një spital këtu, sa po fillonin të kishte mungesë shëruesi dhe po ashtu pacienti. Po u gjet edhe zgjidhja: dy punësimi. Ata mjekë që paradite ishin në inventarin e spitalit publik, mbasdite ishin të pranishëm në spitalin privat. Me interes të pa llogaritur të vetë mjekut, që në të vërtetë atë punë që bën në spitalin e parë bën edhe në të dytin. Nuk jemi nihilist dhe që errësojmë çdo gjë që është bërë mirë në drejtim të sistemit  mjekësor shqiptar në këta 30 vjet demokracie por edhe të mbyllim sytë përpara realitetit nuk mund ta bëjmë. Nuk jemi as kundër hapësirës së tregut të lirë dhe ofertë – kërkesës që është baza e këtij sistemi por e duam këtë brenda rregullave ligjore. Besoj se të gjithëve na ka rastisur të çojmë një njeriun tonë për një vizitë tek një mjekë çfarë do dhe kërkesa e parë e tij pasi njihet me situatën, të tregon spitalin privat ku ai shërben vetë. Dhe parësore këtu të parashtron faktin se në spitalin privat nuk ke barrierë burokratike të pritjes së radhës dhe nivelit të lartë profesional.

Por kur mëson se edhe në spitalin publik edhe në atë privat është I njëjti mjekë që do të operojë, vetvetiu lind dyshimi se ku qëndron ndryshimi kur do të jetë e njëjta mendje dhe e njëjta dorë? Madje ajo dorë tek private do të vijojë punën pasdite, pasi gjithë paraditen ka operuar në spitalin publik. Një mik, njeri publik më kërkojë një ditë ta shoqëroja në një vizitë që do të bënte për problemin me tëmthin. Sipas të gjitha rregullave kishin marrë rekomandimin nga mjeku I lagjes dhe shkuam tek specialisti. Ai na rekomandojë nga ana e tij tek një specialist që edhe ne e njihnim për nivelin e tij. Qysh në shpjegimet e para ai na rekomandojë të shkonim në spitalin privat ku shërbente vetë. “ Do harxhoni pak por keni shumë përparësi të tjera – na e mbushi mendjen. U mundova ti mbushja mendjen se nuk kishte ndonjë ndryshim sepse ajo dorë dhe ajo mendje që do ta bënte tek publiku do ta bënte edhe tek private, por ai këmbëngulte tek e vetja. Investiguam në mënyrë të fshehtë se sa ishte kostoja dhe mësuam se I njëjti mjek në spitalin publik merrte afërisht 200 dhe 300 euro ndërkohë që në spitalin privat kërkonte 1500 euro. Një diferencë e madhe. Shto pastaj këtu edhe shërbimet hoteliere. Dhe këtu plot hile. Të shtrojnë për një natë por me justifikime nga më të ndryshmet, të mbajnë edhe dy apo tre ditë më shumë që do të thotë dy apo trefishë i çmimit të fillimit.

Padyshim që shteti nga ana e tij nuk mund ti imponojë privatit çmimet që mendon se janë të drejta por ai përmes mekanizmave të tij të tatim taksave nuk I lejon këto burime private të penetrojnë më çmimet, sepse tatim nuk është I njëjtë si për atë që merr 1000 euro dhe atij që merr 2000 euro. Dhe më kryesorja është rritja e nivelit të shërbimit në ambientet publike për të qenë në konkurrencë të përhershme në këtë garë. Por kjo bëhet kur drejtuesit e këtij sistemi kanë një projekt afatgjatë dhe të suksesshëm dhe më kryesorja nuk kanë asnjë lidhje apo interes me projektet private. Secila palë ka zgjedhur rrugën e vetë të suksesit dh eta bëjnë detyrën me devotshmëri. Por jo një mjek në spitalin publik punon si me përtesë dhe mbasdite në atë privat kërkon të konkurrojë mjekët botërorë. Le ta ketë ai përkushtimin e njëjtë se edhe betimin e ka bërë të njëjtë. Gabon mekaniku në përcaktimin e një defekti që ka makina dhe e riparon e përsëri e riparon atë por nuk mund ta bëjë një mjek këtë në profesionin e tij. Gabimi më I vogël e tij kushton jetë që nuk mund të rikthehet. Njeriu për jetën është gati të bëjë sakrificën më të madhe. Por kjo nuk do të thotë që mjeku ta shikojë pacientin si një klient të tij dhe të mos e shikojë nga xhepi por nga sëmundja. Ju mund të keni më shumë se unë shembuj për këto që po them por unë po tregojë të miat. Më tregonte një Profesor se kishte shkuar të bënte një analizë të zakonshme, rekomanduar nga mjeku I familjes. Zgjodha për lehtësi një ambient privat dhe më thanë se kushtonte 24 mijë lekë të vjetra. Bëra pagesën dhe prita pothuajse 1 orë sa ato u bënë gati. Mjeku që m’i kontrolloi më shpjegon se parametrat janë në rregull por për siguri të bëja edhe nja dy analiza të tjera që kushtonin 32 mijë lekë të vjetra. Rekomandim pas rekomandimi gjithë dita më shkoi me analiza, pagova gjithsej 312 mijë lekë të vjetra dhe si rezultat unë nuk kisha asgjë shqetësuese.

E gjitha kjo ndodh vetëm kur pacienti nuk shikohet si hallexhi por si një klientë për ti nxjerrë sa më shumë lekë nga xhepi dhe për të mbuluar shpenzimet luksi që klinika ka. Absolutisht nuk jemi kundër tyre. Ekzistenca ose jo e tyre nuk varet nga dëshira jonë por nga kërkesat e klientëve për tu shërbyer aty. Por këta duan të jenë pacientë dhe jo klientë. Dhe kur flasim për këtë problem bëhet fjalë për të përgjithshmen sepse ka plotë qytetarë që i kanë plotësuar nevojat e tyre ekonomike dhe nuk e kanë problem një shtrëngim për një vizitë apo operacion tek private. Këtu bëhet fjalë për armatën e madhe të pacientëve që nuk kanë mundësi të bëhen klientë dhe duan shërbim normal shëndetësorë. Dhe më kryesorja është ajo se kërkesa jonë është plotësisht e realizueshme, vetëm se duhet të zgjohen nga gjumi organet kompetente të kësaj fushe.///

error: