SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 9 qershor 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se të njëjtat kushte atmosferike do të ndikojnë në vend edhe ditën e  sotme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell.

Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe kryesisht gjatë vijës bregdetare reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek por në momente me shtrëngata dhe stuhi era përkohësisht e vrullshme dhe intensitet deri në 10-12m/s. Valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/23Diell re/shi
Kukës14/23Diell re shi
Lezhë16/23Diell re/shi
Dibër12/22Diell re/shi
Durrës17/27Diell re/shi
Tiranë17/26Diell re/shi
Elbasan16/26Diell re/shi
Berat13/29Diell re/shi
Vlorë16/29Diell re/shi
Korçë12/24Diell re/shi
Gjirokastër13/28Diell re/shi
Sarandë16/28Diell re/shi
error: