SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Butrinti, Margariti: Marrëveshja e administrimit nuk parashikon tjetërsim prone

 Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi sot në Kuvend se “edhe pas votimit në parlament të marrëveshjes së “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit”, Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit”.

Në një interpelancë të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, Margariti theksoi se “edhe pse diskutimi për këtë projektligj u diskutua gjatë nëpër komisionet parlamentare, madje edhe në këtë sallë të nderuar disa herë, duket se disa kolegë të opozitës që Butrintin e vizituan falë këtij debati, kanë ende pikëpyetje. Por në respekt të kërkesës për interpelancë, ndonëse jo mbi pyetje konkrete do të më duhet t’u rikthehem edhe një herë disa çështjeve, që jam e bindur që jo thjesht nuk kanë kuptuar, por më shumë për të ndezur akoma disa llambushka  të një publiciteti shterpë dhe mbi të gjitha me kauza të munguara”.

“Butrinti do të administrohet nga një fondacion i posaçëm, i themeluar nga shteti në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për të cilin nuk ka nevojë të bëj prezantime pasi për ta flet puna vetë në Qafën e Pazarit në Gjirokastër, Pazarin e Tiranës, Qendrën Historike të Vlorës, Muzeun “Marubi” në Shkodër, kantierin e Piramidës etj. Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, është fondacion shqiptar, i themeluar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria përmes një qendre monitorimi ka tagrin të kontrollojë aktivitetin e Fondacionit”, theksoi Margariti.

Margariti u shpreh se marrëveshja e administrimit nuk parashikon asnjë kalim apo tjetërsim prone.

“Butrinti do të administrohet nga një fondacion i posaçëm, i themeluar nga shteti në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për të cilin nuk ka nevojë të bëj prezantime pasi për ta flet puna vetë në Qafën e Pazarit në Gjirokastër, Pazarin e Tiranës, Qendrën Historike të Vlorës, Muzeun “Marubi” në Shkodër, kantierin e Piramidës etj. Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, është fondacion shqiptar, i themeluar nga Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria përmes një qendre monitorimi ka tagrin të kontrollojë aktivitetin e Fondacionit”, tha  ajo.

Ministrja Margariti vuri në dukje se “fondacioni funksionon sipas Ligjit shqiptar të OJF-ve, pra është jofitimprurës. Duke hedhur poshtë çdo pretendim se shteti shqiptar po e jep Parkun Kombëtar të Butrintit me koncesion. Çdo qindarkë e Butrintit mbetet në Butrint”.

“Të gjithë ata që shohin ëndrra me kulla e hotele, nuk do të ketë asnjë ndërtim të këtij lloji në Parkun Kombëtar të Butrintit. Parashikohet ngritja e një qendre dinjitoze për vizitorët, larg nga hyrja aktuale në Parkun e Butrintit, ku do të ofrohen shërbimet bazë për vizitorët, ku nuk do të mungojë edhe një dyqan suveniresh “Made in Butrint” apo një muzeum.
Do të sigurohet transport ekologjik si autobusët dhe varkat elektrike, shtigje dhe tabela informuese që në vitin e parë duke filluar kështu transformimin. Çdo investim në Butrint i mbetet shtetit shqiptar, ndërkohë që një nga përfitimet më të mëdha është ajo drejtuar komunitetit. Do të kemi një shtim të numrit të punonjësve, parashikohen 110 punonjës  dhe shteti shqiptar nuk shpenzon më për pagat e punonjësve, siç ka qenë deri tani 100 mijë dollarë në vit”, nënvizoi Margariti.

Ministrja Margariti shtoi se “janë parashikuar rreth 300,000 USD grante për banorët vendas të cilat jetojnë në zonat përreth Butrintit dhe këto grante do të jepen për investime në bujtina lokale, prodhime artizanale apo bujqësore me fokus promovimin e prodhimeve vendas “Made in Butrint””.

Sipas saj, për herë të parë një përqindje e të ardhurave të fondacionit do të derdhet në Fondin e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, për t’u ardhur në ndihmë siteve të tjera për t’i çuar drejt të njëjtit model.

Për të gjithë ata që pretendojnë se Plani i Menaxhimit është hartuar pa u konsultuar me ekspertë shqiptarë, Margariti tha se “Ministria e Kulturës përveç se disponon të gjithë korrespondencën me Institutin e Arkeologjisë, si institucioni përgjegjës për këtë fushë vë në dukje se janë konsultuar rreth 80 ekspertë dhe bashkëpunëtorë shqiptarë të fushave përkatëse”.

Por, vijoi Margariti, më i rëndësishëm është nënshkrimi së bashku me këtë marrëveshje i protokollit të bashkëpunimit mes Fondacionit dhe Institutit të Arkeologjisë.

“Përmes nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi me Institutin e Arkeologjisë do të çohen përpara kërkimet shkencore përmes ngritjes së qendrës kërkimore, Butrinti Research Group, një risi që vjen në frymën e modeleve të tjera. Do të jepen për “Butrinti Research Group” grante kërkimi, bursa për studentë, botime shkencore”, tha Margariti.

Sa i takon ndryshimit të kufijve, Margariti u shpreh se “ka ardhur ardhur si një nevojë e hershme për saktësimin e kufijve të parqeve kombëtare, por edhe një kërkesë e vazhdueshme e UNESCO-s. Dhe ky akt nuk lidhet vetëm me Parkun e Butrintit, por me saktësimin e kufijve të parqeve në tërësi”.

“Ky vendim lë jashtë ishujt e Ksamilit të cilët kanë qenë zona të cituara me potencial arkeologjik, por tani kemi kryer hulumtime të tilla dhe kemi parë që ishujt e Ksamilit nuk e kanë këtë potencial dhe mbi të gjitha është rishikuar e gjithë pjesa e Ksamilit të zhvilluar në mënyrë informale, mund ta quajmë Ksamili i bathorizuar. E gjithë kjo zonë reduktohet dhe largohet nga zona e mbrojtur e Ksamilit”, theksoi Margariti.

Në lidhje me Manastirin e Shën Gjergjit, Margariti sqaroi se “ky manastir mban statusin e pasurisë kulturore (monument kulture) dhe aktualisht ndodhet jashtë zonës së zonës së mbrojtur të trashëgimisë botërore”.

“Trashëgimia jonë kulturore nuk cenohet as edhe një grimë, përkundrazi, përmes marrëveshjes së administrimit fusim një frymë të re të administrimit të pasurisë, e cila duhet të rimëkëmbet. Butrinti do të jetë një park lider i turizmit kulturor në rajon, ne kemi ambicien që ta kthejmë në të parin park “Carbon free”. Nëse deputetët e opozitës nuk janë ende të qartë edhe pas këtyre shpjegimeve mbi marrëveshjen e administrimit, jam e gatshme të përsëris dhe ripërsëris. Por ju garantoj se kjo marrëveshje shkon vetëm në të mirë të Butrintit”, tha Margariti.///

error: