Policia e Shtetit ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë në Girokastër ku u dhunua me mjete të forta efektivi Sokrat Muho. Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lumit”.
Disa persona kanë qëlluar me levë në kokë punonjësin e policisë në momentin kur ishte jashtë orarit të shërbimit. Njëri prej autorëve është identifikuar dhe është vënë në kërkim ndërsa po punohet për identifikimin e të tjerëve.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. M., punonjës policie i DVKM Gjirokastër, jashtë orarit të punës, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri nga autorët e dyshuar, shtetasi G. Zh.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit, me qëllim kapjen e shtetasit G. Zh., identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI