SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Bordet e transparencës, metoda komuniste

Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se bordet e transparencës janë metoda komuniste të regjimit hoxhist. Në fjalën e tij në Kuvend Berisha u shpreh se “bordet janë si shushunjat të cilat po i pijnë gjakun, po u boshatisin xhepat, po u nxijnë jetën qytetarëve, po i fusin në depresion me çmimet stratosferike si askund tjetër në Evropë dhe në botë në mënyrë më të pamëshirshme, vetëm e vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj”.

Berisha shtoi se Rama tha këtu se po bën heroizëm me energjinë.

“Ky vend nuk prodhon qoftë dhe një kw nga nafta dhe nga gazi, që të gjithë energjinë e ka nga burimet natyrore ujore. Ky vend në dallim nga Maqedonia e Veriut prodhon 1 milion ton naftë në vit. Kurse nafta këtu është me çmimet me të larta në Evropë dhe në botë, kurse energjia këtu jo në promocion por pa promocion është në çmimet më të larta në Evropë. Në mënyrë më të papërgjegjshme deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksë, në një kohë kur vetëm me energjinë elektrike biznesit të vogël i merret dy herë më shumë sesa i merret me taksa vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti”, tha ai

Po ashtu, Berisha foli dhe për samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. “Shkon në Ohër, shkelmon mbi jetën, vdekjen, sakrificat, gjakun e 12 mijë shqiptarëve në Kosovë sikur është ky padroni i jetës së tyre”, tha Berisha.///

error: