Shërbimi Meteorologjik ushtarak bëri të ditur se të njëjtat kushte atmosferike do të ndikojnë në vend edhe ditën e sotme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe intervale afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me rrahje dhe intensive me shpejtësi deri në 10-12m/s. Valëzim në dete i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/28 | Diell re/shi |
| Kukës | 10/24 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/25 | Diell re/shi |
| Dibër | 10/22 | Diell re/shi |
| Durrës | 16/27 | Diell re/shi |
| Tiranë | 19/29 | Diell re/shi |
| Elbasan | 17/29 | Diell re/shi |
| Berat | 13/31 | Diell re/shi |
| Vlorë | 17/27 | Diell re/shi |
| Korçë | 11/21 | Diell re/shi |
| Gjirokastër | 13/25 | Diell re/shi |
| Sarandë | 15/29 | Diell re/shi |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI