Shqipëria, prej vitesh, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për pushime verore nga turistët serbë, duke u bërë po aq i njohur sa Greqia, Turqia, Mali i Zi dhe Egjipti, shkruan media serbe “Serbian Monitor”. Një nga faktorët kryesorë pse turistët serbë zgjedhin bregdetin shqiptar, “është çmimi i pushimeve në tokën shqiptare”, vijon “Serbian Monitor”, përcjell Albanian Post.
Ndërkohë, sipas Dragan Subotiç, përfaqësues i nismës TAS (Agjencitë Turistike të Serbisë), vihet re një interesim më i lartë i pushuesve nga Serbia për Shqipërinë.

Në një intervistë për median serbe, “Biznis.rs”, ai shpjegon se, në dy vitet e fundit, për shkak të masave anti-COVID, turistët kanë pasur një numër të kufizuar destinacionesh pushimesh, ndërkohë që, gjatë asaj periudhe, Shqipëria kishte kushte shumë të ndryshme hyrjeje.
“Kjo është pikërisht arsyeja pse Shqipëria u shfaq në tregun tonë”, thotë Subotiç, i cili shton edhe se njerëzit nga Serbia, të cilët kishin vizituar një herë Shqipërinë, ishin larguar me përshtypje pozitive, “për t’u rikthyer sërish”.“Si në sezonet e mëparshme, njerëzit nga Serbia janë mjaft të interesuar për pushimet verore në Shqipëri”, ravijëzon ai.
Sakaq, sipas “Serbain Monitor”, turistët serbë qëndrojnë kryesisht shtatë deri në 10 net në plazhet e Shqipërisë.

“Rajonet më interesante për pushimet verore janë Durrësi, Ksamili dhe Saranda, nga të cilët kjo e fundit kufizohet me Greqinë”, thotë Subotiç.Sa u përket çmimeve, përfaqësuesi i nismës TAS shtjellon se kjo varet sa nga periudha, nevojat, apo dëshirat e turistëve, pasi “mund të gjesh akomodim duke filluar nga një apartament i thjeshtë deri te hotelet më luksoze”.
Në përmbyllje, ai thekson edhe se darka në restorant është shumë më e lirë se në Beograd dhe Novi Sad, ndërkohë që turistët ndihen plotësisht të sigurt në Shqipëri. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI