Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar duke keshilluar qytetaret e saj te qendrojne larg zonave ku do te grumbullohen qyetare te pranishem në protestën e thirrur nga Sali Berisha kete te enjte te 7 korrikut, perpara Kryeministrise.
“Para Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit është planifikuar të zhvillohet një protestë ditën e enjte, datë 7 korrik 2022, me fillim në orën 19:00.
Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë protesta zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada ne keshillat per qytetaret amerikane qe jetojne ne vendin tone.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI