Delvinë: Polici vrau veten me armën e shërbimit e afërmja: S’e kishim imagjinuar kurrë, la pas 3 fëmijë.
E papritur ka qenë për familjarët vetëvrasja e efektivit 54-vjeçar Eduart Beqiri me armën e shërbimit në Delvinë. Burime familjare, kontaktuar nga Express për Shqipërinë bën me dije se nuk e kanë imagjinuar se 54 vjeçari mund ta ndërmerrte atë veprim te rende.

“Është diçka që s’e kemi i imagjinuar kurrë se mund ta bënte, nuk e dimë se çfarë ka kaluar ai në momentin kur ka ndërmarrë atë veprim. Nuk kemi asnjë ide për shkaqet. Presim policinë të hetojë”, tha ajo për Express. Polici ka lënë pas 3 fëmijë dhe gruan e tij. Prej vitesh ishte me shërbim në Komisariatin e Delvinës, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në këtë Komisariat, ndërsa familjen e kishte në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjen
Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para