SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Humbet turisti gjerman në Karaburun, policia në kërkim të tij.E gjen pas 12 oreve

Një turist gjerman, rreth 73-vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73-vjeçari është nisur nje dite me poare rreth orëve të para të mëngjesit nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer.

Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar policinë.Ndërkohë që 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73-vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.

Policia tha se pas 12 orësh kërkim, është gjendur turisti gjerman së bashku me qenin e tij.

Turisti i apasionuar pas hiking në vendet e paeksploruara, kishte dërguar një sinjal nga vendi ku ndodhej në “ Skalom të Beget “ një gji në afërsi të Bristanit mbas bazës së Pashalimanit.

Policia ka kontaktuar me 73 vjecarin dhe shkoi në gjirin ku ai qëndronte.///

error: