SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë, PD: Mjaft i varfëruat shqiptarët!!

Kryetarja e Deges se PD-s ne Sarande Manjola Cikuli (NIkollo) ka shkuar ne Uren prane fshatit Metoq te Bashkise Sarande per te ngritur nje shqetesim pubik:

Siç dihet tashmë, prej mëse 7 muajsh ura që lidh fshatrat Metoq dhe Gjashtë me fushat e tyre ka dalë jashtë funksionit. Banoret jane te detyruar te bejne rreth 12 km me shume per te shkuar ne punet e tyre, dhe këtë rrugë e bëjnë minimalisht 3-4 here ne dite. Që do të thotë 40-50 km më shumë në ditë, duke rritur keshtu koston për këta banorë me mbi 1000 lek në dite. Në kushtet që nafta rritet cdo ditë edhe më shumë dhe për më tepër që fermerët akoma nuk kanë marrë asnje subvencionim për naften edhe pse e kanë plotesuar te gjithe dokumentacionin dhe aplikimet përkatëse. Pas dy muajsh vjen fushata e korrjes dhe transportit te misrit duke rritur kështu më tepër koston e këtyre fermerëve.

Ndërkohe që nga autoritetet përgjegjëse për urën akoma nuk është tenderuar faza e parë e projektimit të saj dhe më pas zhvillimi i projektit dhe realizimi i urës. Shumë mirë që bashkia e ka konsideruar rast emergjent dhe ka kërkuar ndihmën e ushtrisë, por nga vezhgimi në terren kjo urë nuk mund të ndërtohet thjesht per emergjence, ajo kerkon nje investim per rikonstruksion te këmbëve të saj për të cilin Bashkia duhet t’i kishte marrë tashmë masat per gjetjen e ketij fondi.

I kërkojmë bashkisë të bëjë transparencë dhe mos ti mbaje kot me shpresa keta fermerë:

A eshte akorduar nje fond per uren? Nga kush? Në c’vlerë dhe ne c’fazë është zgjidhja e problemit te ures? Cfare presin autoritetet, te vije vjeshta, dimri, sezoni I shirave dhe prurjeve te medha qe ta shkaterroje teresisht uren duke e rritur keshtu edhe me teper investimin? Mjaft I varferuat shqiptaret!!”-me kete apel politik dhe social perfundon edhe mesazhi i mesiperm i znj. Cikuli (Nikollo) si kreu i Deges se PD ne Sarande./sarandanews.al///

error: