Kryeministri Edi Rama ka reaguar serish me sulmin e hacerave ndaj portaleve qeveritare, duke deklasruar se agresioni eshte zbrapsur.
Media publikuan sot lajmin se hakerat e huaj kanë në dorë dokumente të institucioneve shtetërore shqiptare. Kjo provohej nga një video të cilën vetë grupi i dyshuar e kishte postuar në rrjetet socaile.
Por kryeministri Rama thotë se kjo është e pavërtetë. Rama shprehet në një postim në Twitter se asnjë dokument shtetëror nuk është fshirë, ndërsa sulmi është zmbrapsur falë punës së një ekipi shqiptaro-amerikanësh.
“Se cila është arsyeja që Top Channel vazhdon spekullon papërgjegjshmërisht, pa asnjë bazë, provë, fakt, mbi zhvillimet në frontin e luftës kibernetike, këtë nuk e di! Ndërkohë arsyeja pse mediat e një biznesmenit të kapur me evazion masiv bëjnë të njëjtën gjë, kuptohet më lehtë!
Lajmi i mirë është se agresioni është zmbrapsur me sukses nga një superskuadër shqiptaro-amerikane, se asnjë e dhënë nuk është fshirë, se shërbimet publike janë kthyer në punë! Vazhdon operacioni i forcimit të mureve mbrojtëse dhe hetimit për identifikimin e sigurtë të agresorit”, shkruan Rama në Twitter.
Kreu i qeverisë thotë se një grup ekspertësh do të bëjnë të gjithë raportimin e situatës, sapo çdo shërbim të kthehet si më parë.
“E gjithë ngjarja do t’i raportohet publikut nga ekspertët, sapo të ndizet drita jeshile e përfundimit të proceseve shembullore që po kryhen nga superskuadra e angazhuar në këto operacione. Keqardhje e madhe për keqtrajtimin që i bëhet publikut për interesa pronarësh në media”, përfundon Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI