Portali më i rëndësishëm i turizmit në vendet e Gjirit Persik ka përcaktuar Shqipërinë si thesari që po zbulohet dita-ditës nga turistët, duke përshkruar plazhet e kaltra, ushqimin shumë të mirë dhe qytetet në UNESCO.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ndau sot në rrjetet sociale shkrimin e publikuar në portalin “Gulf Tourism News”, i cili i shtohet artikujve të tjerë të publikuara në mediet ndërkombëtare që promovojnë vendin tonë.
“Shqipëria po promovohet çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi”, u shpreh Balla.
Më herët, Shqipëria turistike është promovuar edhe në artikujt e medieve britanike, franceze dhe ato spanjolle, të cilat kanë vlerësuar përveç natyrës edhe kulinarinë dhe traditat shqiptare.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?