
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti sot pelegrinët bektashinj në Malin e Tomorit.

“Përshëndes besimtarët bektashinj, të cilët janë ngjitur këto ditë për pelegrinazh në Malin e Tomorit.
Nga shumë krahina të vendit, nga qytete e fshatra, nga male, fusha e lugina, nga Shqipëria dhe Diaspora, qindra-mijëra besimtarë e qytetarë kanë lenë përditshmërinë e tyre dhe i janë drejtuar Malit të Tomorit, këtij Froni të Perëndive, Tempulli të botës fetare të shqiptarëve, për të kryer ritet e kurbanit, faljes dhe urimet për shëndet, mirësi e paqe”, u shpreh Nikolla.

“Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorit është më shumë se një ritual fetar. Është një koncert besimi, përkushtimi, sakrificash, shprese e paqeje”, theksoi Nikolla.

“Jehona e gëzimit të pelegrinëve përcillet e shumëfishohet në familjet shqiptare dhe na rikujton se Atdheu, Përkushtimi e Toleranca janë vlera sipërore që shënojnë trashëgiminë e Bejtashinjve në kulturën e shqiptarëve. Dashuri, bekim e paqe për të gjithë!”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI