“Për shkak të natyrës demokratike të shoqërive, por jo vetëm për shkak të saj, por dhe shkak të yryshit pa frena të lajmeve të rreme në të gjitha mjediset tona, kemi një disavantazh të madh”, tha sot Kryeministri Edi Rama në forumin “European Alpbach” në Austri.
Kreu i qeverisë u shpreh se “ndërkohë që nuk mund të krijojmë plasa në murin e propagandës së Putinit, Putini mund të tejçajë çdo ditë perden e informacionit në vendet tona. Është po kështu një mundësi e madhe për të menduar seriozisht se si të luftojmë lajmet e rreme”.
“Liria e shtrirjes nuk është liri e fjalës e ndërkohë që liria e shtrirjes është bërë tërësisht e paprekshme, liria e fjalës gjithnjë e më pak, e më pak po bëhet e fuqishme”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
Dita e 57-të e protestës kundër investimit në Zvërnec
MEMORIE. Shkallaret e kujtesës-Njerëzit që i dhanë shpirtin lagjes
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta