SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Profil: Athinë. 𝙃𝙞𝙨𝙩𝙤𝙧𝙞 𝙨𝙪𝙠𝙨𝙚𝙨𝙞 – 𝘼𝙧𝙩𝙪𝙧 𝘽𝙞𝙗𝙚

Ambasada e Republiikes se Shqiperise ne Athine nder promovimet e profileve dhe historive te suksesit ne shtetin helen, ndalet edhe ne profilin e gazetarit sarandiot Artur Bibe.

Ne faqen e saj zyrtare FB ambaasadorja Lulea Hajdaraga, e vleresuar tashme nga emigranet shqiptare dhe veçmas intelektualet e diaspores, per qendrimet aktive si numri NJE i Ambasades sone ne kryeqytetin helen; ndalet ne kontribtet dhe profilin e Artur Bibes, per sukseset e tij ne gazetari dhe ne biznes./

Artur Bibe është një nga figurat më të spikatura të gazetarisë shqiptare në diasporë. Fëmija i katërt i një familje patriotike dhe intelektuale, lindi dhe u rrit në Sarandë e më pas ndoqi studimet e larta në Tiranë. Në vitin 1997 emigroi në Greqi, ku zhvilloi aktivitetin e tij kryesor profesional.

Që prej vitit 1999 Arturi u bë zëri i zhvillimeve në Greqi për një nga mediat më të mëdha shqiptare, Top Channel TV të Top Media Group dhe si një nga gazetarët e parë të saj, vijon ende me pasion detyrën fisnike të raportimit, pavarësisht angazhimeve në fusha të ndryshme të jetës.

Gjatë gjithë viteve në profesionin e gazetarit, ka pasqyruar me devotshmëri dhe paanësi çdo ngjarje të rëndësishme të ndodhur në Greqi, shpesh herë duke raportuar mbi hulumtime dhe investigime të skandaleve, të cilat ndikonin dhe vështirësonin cilësinë e jetës së emrigrantëve shqiptarë. Për shkak të këtyre zbulimeve, jo pak herë, është përballur me presionet dhe kërcënimet e palëve të “prekura”.

Konflikti në Ukrainë e gjeti Arturin në vijën e parë të frontit, nga ku raportonte për masakrat e ushtrisë ruse mbi popullin ukrainas. Artur Bibe ishte gazetari i vetëm shqiptar që mbuloi luftën në Ukrainë, duke rrezikuar jo pak herë jetën gjatë raportimit të përleshjeve në vijën e frontit. Por ishte pasioni, shpirti i gazetarit profesionist dhe dëshira për të pasqyruar sa më mirë dhe me realitet ngjarjet në terren, të cilat prevaluan mbi rrezikun.

Arturi nuk është vetëm një gazetar profesionist, ai është gjithashtu një bizesmen i sukseshëm. Paralelisht me detyrën e tij në media, Artur Bibe mban prej vitesh postin e drejtorit ekzekutiv të Top Travel Group, një ndër kompanitë turistike më të sukseshme që operojnë në Greqi. Në Top Travel Group aderojnë: Kompania e udhëtimeve Top-Lines, më e madhja e transporti ndërkufitar të pasagjerëve Greqi-Shqipëri; Kompania e transportit vip Top-Transfers; Kompania postare Top-Post; si dhe kompania turistike Top Tours. Aktualisht Top Travel Group operon në mbi 20 qytete në Greqi dhe Shqipëri dhe ka të punësuar mbi 300 punonjës.

Janë të shumtë shqiptarët e komunitetit tonë që njohin Arturin gazetar dhe Arturin bizesmen. Janë po aq të shumtë ata që njohin edhe Arturin human, me veprimtarinë e tij ditore në ndihmë të dhjetra bashkëatdhetarëve në nevojë. Nuk ishte rastësi që një nga organizimet më të mëdha humanitare, me jehonë dhe në mediat greke, për grumbullimin e ndihmave për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit 2019 në Shqipëri, të mbante firmën e Arturit. Së bashku me dhjetëra miq dhe shokë nga e gjithë Greqia, mundësoi grumbullimin dhe dërgimin në Shqipëri të 7 mauneve me ndihma. Gjithashtu përmes kompanisë Top Post u realizua transporti falas i të gjithë ndihmave humanitare të mbledhura për të prekurit nga tërmeti, qoftë nga shoqatat e ndryshme shqiptare, por edhe organizatat joqeveritare greke.

Pasioni, këmbëngulja, atdhedashuria, por dhe dëshira për të qenë ndryshimi që komuniteti shqiptar në Greqi ka ëndërruar, e kthyen rrugëtimin në emigracion të Arturit në një histori për t’u rrëfyer dhe në një shembull për t’u marrë./sarandanews.al///

error: