Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës ka bërë që operatorët edhe në vendin tonë të rifokusojnë investimet në kërkim e prodhim.

Administratori i Albpetrol-it, Klejdi Cenmurati zhvilloi sot një takim me drejtues të kompanisë “Delvina Gas Company” Ltd, ku diskutoi mbi ecurinë e punimeve dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të vendburimit të Delvinës.
Cenmurati bëri të ditur se në vendburimin e Delvinës janë kryer investime të shumta në infrastrukturë, pajisje sipërfaqësore, punime nëntokësore dhe shpimi në pusin “Del – 12”, prej të cilit priten rezultate të mira për prodhimin e gazit natyror dhe kondesatit.

Vendburimi i Delvinës i zbuluar në vitin 1987, me pusin Del-4 dhe pusin Del-12, sipas dokumenteve jep aktualisht një prodhim të stabilizuar në masën 8-10 mijë Nm3 /ditë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI