Kryeministri Edi Rama siguroi sot se rrogat do të rriten më tej për mjekët, infermierët e mësuesit.
“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do të vazhdojmë t’i rrisim përsëri përtej vështirësive që kemi, sepse është shumë e rëndësishme që në këtë fazë kritike dhe ku ka kaq shumë vështirësi, ku janë ndërthurur edhe inflacioni dhe kriza energjetike, e kështu me radhë, ne do të vazhdojmë të mbështesim”, tha Rama gjatë përurimit të spitalit të ri të Kurbinit.
Kryeministri shtoi se “rrogat do të vazhdojnë të rriten për mjekët, për infermierët, për gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe për mësuesit”.
“Shpresoj që së shpejti do të kemi një lajm të mirë edhe për pensionistët të cilëve do t’u jemi gjithë jetën në borxh, pavarësisht se çfarë mund të bëjmë, se ne asnjëherë nuk do të bëjmë dot asnjë gjë që e shlyen borxhin që kemi ndaj tyre”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.