Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit.
Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila theksoi se kjo renditje tregon rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022.

Shqipëria ka një përmirësim me +11% nga viti 2019.

“Mirëmëngjes me lajmet e mira që sjell Organizata Botërore e Turizmit , e cila e rendit Shqipërinë të katërtën në botë për rimëkëmbjen e sektorit të turizmit përsa i përket flukseve ndërkombëtare në 5 muajt e parë të vitit 2022”, shkroi Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi