– Kryeministri Edi Rama informoi sot se në kuadër të paketës antikrizë do të bëhet një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% të pagesave për personat me aftësi të kufizuar.
“Për personat me aftësi të kufizuar kemi indeksimin e përvitshëm, bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5%”, tha Rama duke prezantuar masat e paketës antikrizë.
Po ashtu, Kryeministri informoi se do të rritet edhe njëherë me 10% ndihma ekonomike, ndërkohë që do të dyfishohet për gratë kryefamiljare me 2 fëmijë.
“E bëmë këtë për ato me 3 fëmijë, tani ulemi edhe për ato me 2 fëmijë që janë në kushtet e papunësisë dhe do të marrim një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, tha Kryeministri.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI