Një 82-vjeçare nga Narta është marrë në ndjekje penale pasi koteci i pulave që po rindërtonte është konsideruar ndërtim pa leje nga prokuroria. Për këtë 82-vjeçarja është në gjyq dhe rrezikon burgun. Geron Gunbardhi, avokati i 82-vjeçares tha për emisionin Sot në Euronews Albania tha se odiseja ndaj të moshuarës nisi pas denoncimit të fqinjit të saj për ndërtim pa leje.
Ai tregoi se e moshuara u mor me dhunë nga furgoni i policisë dhe madje u çua në prokurori, pavarësisht moshës. “Aty ka zbarkuar gjithë shteti, kryetari i bashkisë dhe policia dhe ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme plakën duke i thënë se po bën ndërtim pa leje.
Plaka u nxor zvarrë me furgon policie, plaka jeton e vetme. Pastaj e kërkuan në prokurori.
Kur e çova në prokurori plaka dridhej e tëra dhe mendova se kjo çështje do mbyllej, por organi i akuzës e çoi ndërtim pa leje të një magazinë pa leje në fshatin Nartë”, tha avokati./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI